Gjilan- Arrestohet i dyshuari për mashtrim në prokurim publik, tentoi të përfitonte 400 mijë euro nga fondet publike
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale të “keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik”, në një rast që lidhet me tentativën për të përfituar kundërligjshëm një shumë të konsiderueshme nga fondet publike. Sipas njoftimit zyrtar, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale të “keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik”, në një rast që lidhet me tentativën për të përfituar kundërligjshëm një shumë të konsiderueshme nga fondet publike.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë hetimeve ka siguruar prova të besueshme që e lidhin të dyshuarin – një mashkull kosovar – me manipulimin e dokumentacionit zyrtar në një aktivitet të prokurimit.
I dyshuari, në cilësinë e personit të autorizuar, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimmarrje gjatë procesit të vlerësimit të tenderit. Qëllimi i tij ishte përfitimi i kundërligjshëm nga një ofertë në vlerë të parashikuar prej 400,000 eurosh.
Pas intervistimit të realizuar më 14 prill 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë.