Policia në kërkim të dy personave të dyshimtë për vjedhje – kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tyre
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, në identifikimin e personave të dyshimtë. Policia e Kosovës ka njoftuar se me autorizim të prokurorisë, kërkon nga qytetarët ofrimin e informative të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Të lartcekurit janë të dyshuar për përfshirje në vjedhje, transmeton lajmi.net. Njoftimi…

Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, në identifikimin e personave të dyshimtë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me autorizim të prokurorisë, kërkon nga qytetarët ofrimin e informative të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Të lartcekurit janë të dyshuar për përfshirje në vjedhje, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personave të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]./Lajmi.net/