Trump pezullon për 90 ditë tarifat e reja, përjashtim bën Kina

Presidenti Donald Trump tha se po aplikon një pauzë 90-ditore për tarifat e reja, teksa lufta e tij tregtare po trondit ekonominë botërore, shkruan BBC. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, duke rritur kështu përplasjet me Pekinin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt…

Bota

09/04/2025 19:51

Presidenti Donald Trump tha se po aplikon një pauzë 90-ditore për tarifat e reja, teksa lufta e tij tregtare po trondit ekonominë botërore, shkruan BBC.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, duke rritur kështu përplasjet me Pekinin.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se do të ketë  një pauzë prej 90 ditësh pas po negociohet me vendet që Trump i vendosi tarifa.

“Ndërkohë do të ketë një pauzë 90-ditore në tarifat reciproke pasi këto negociata janë në vazhdim dhe niveli i tarifave do të ulet në 10% universale”, tha Leavitt./Lajmi.net/