Osmani: Mbretëria e Bashkuar pranon propozimin për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit që pati me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar tha se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik në fusha kyçe, përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë. Ajo tha se ka bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjik të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Mbretërisë se Bashkuar. “Siç…

Lajme

02/04/2025 09:53

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit që pati me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar tha se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik në fusha kyçe, përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë.

Ajo tha se ka bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjik të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Mbretërisë se Bashkuar.

“Siç diskutuam gjatë takimit, e vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur propozimin tim për një thellim dhe zgjerim të partneritetit në këto dy fusha, si dhe atë të ekonomisë. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të ekipeve dhe institucioneve tona për ta konkretizuar këtë partneritet dhe për t’i dhënë formën e duhur. Konsideroj se ka hapësirë të jashtëzakonshme për fuqizim të mëtutjeshëm të aleancës sonë dhe prezencë akoma më aktive të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe anasjelltas”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu ka thënë se presin që sa më parë të nënshkruhet ky propozim.