Pas vizitave në Prishtinë dhe Beograd, Sorensen shkon në NATO

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen do të shkojë në vizitë në selinë e NATO-s. Sorensen do të pritet nga zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska. NATO ka njoftuar se ky takim do të mbahet me 31 mars. Së fundmi Sorensen ishte në vizita në Kosovë dhe Serbi për të marrë qëndrimet…

Lajme

28/03/2025 11:48

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen do të shkojë në vizitë në selinë e NATO-s.

Sorensen do të pritet nga zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska.

NATO ka njoftuar se ky takim do të mbahet me 31 mars.

Së fundmi Sorensen ishte në vizita në Kosovë dhe Serbi për të marrë qëndrimet lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi.

Ai në mandat ka posaçërisht vënien në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit.