Osmani- ushtarëve të FSK-së: Ju jeni pasardhës të drejtë të UÇK-së, të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është dëshmi e sakrificës. Gjatë deklarimit të saj në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të FSK-së që po mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, Osmani tha se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve. “Ushtria nuk është thjesht një…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është dëshmi e sakrificës.
Gjatë deklarimit të saj në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të FSK-së që po mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, Osmani tha se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.
“Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim i përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen. Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, tha Osmani.
Osmani po ashtu iu drejtua ushtarëve të Kosovës, duke thënë se rruga e vendit tonë euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme.
“Me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave e bijve tanë ushtarak e profesionist po dëshmojmë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë e stabilitetit global.Me punën dhe përkushtimin tuaj do të vazhdoni ta mbani shtetin tonë…FSK po marshon fuqishëm përpara e mirë pajisur. Ju jeni pasardhës të drejtë të UÇK-së, të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun në momentet historike të vendit tonë. Të kujtojmë dëshmorët, heronjtë dhe martirët… edhe sot shpreh falënderimin dhe të aleatëve tanë, përfshirë SHBA-të”, ka thënë ndër të tjera Osmani.
Kjo është gjenerata e parë e stërvitjes ushtarake, e cila filloi më 25 janar 2025 dhe përfundon sot më 28.03.2025. /Lajmi.net/