I vuri zjarrin një veture- arrestohet i dyshuari në Pejë
Policia e Kosovës ka informuar se është arrestuar një person i dyshimtë në Pejë për vendosjen e zjarrit në një makinë. Sipas policisë, dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar informatën se në rrugën “Ali Hysvukaj” në Pejë është duke u djegur një veturë. “Policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe njёsiti…

Lajme
Policia e Kosovës ka informuar se është arrestuar një person i dyshimtë në Pejë për vendosjen e zjarrit në një makinë.
Sipas policisë, dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar informatën se në rrugën “Ali Hysvukaj” në Pejë është duke u djegur një veturë.
“Policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe njёsiti i zjarrfikësve tё cilёt e kanё lokalizuar zjarrin.Pas njё pune intensive tё Policisё ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari i kёtij rasti”.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё./Lajmi.net/