Policia gjen armët e përdorura në vrasjen e së martës në Prishtinë, ishin lënë në magjistralen Prishtinë- Mutivodë
Mbrëmjen e së martës një vrasje e rëndë ndodhi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Si shkak i të shtënave me armë zjarri një person mbeti pa shenja jete dhe një tjetër u plagos rëndë. Ngjarja ndodhi në një lokal, ku gjendeshin disa persona. Sipas dëshmitarëve, dy persona njëri i maskuar tjetri pa maskë kanë…

Lajme
Mbrëmjen e së martës një vrasje e rëndë ndodhi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Si shkak i të shtënave me armë zjarri një person mbeti pa shenja jete dhe një tjetër u plagos rëndë.
Ngjarja ndodhi në një lokal, ku gjendeshin disa persona. Sipas dëshmitarëve, dy persona njëri i maskuar tjetri pa maskë kanë hyrë brenda dhe kanë filluar të shtënat me armë.
Në lidhje me këtë rast të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati.
Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se janë siguruar informacione se armët e përdorur në kryerjen e veprës penale “vrasje” gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë.
“Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT”,thuhet në njoftim.
Po ashtu u theksua se policia po vazhdon të punojë intesivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.
Nga Prokuroria në Prishtinë dje iu tha lajmit se të dyshuarit nuk janë kapur ende dhe se nuk dihen motivet që çuan deri tek ky rast./Lajmi.net/