Kurti flet për njohjen nga Kenia, falënderon Osmanin para Pacollit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin afrikan. Ai ka shprehur falënderim ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe ish-presidentit Behgjet Pacolli. “Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për…

Lajme

26/03/2025 18:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin afrikan.

Ai ka shprehur falënderim ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe ish-presidentit Behgjet Pacolli.

“Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se me vullnet e gatishmëri presin bashkëpunim e partneritet mes dy shteteve.