Muharremi për ZRRE: Po propozon një garë të re, që nuk po tregon a ka përfundim

Analisti Shenoll Muharremi është duke përcjellur vazhdimisht zhvillimet në kuadër të rritjes së çmimeve në Kosovë. Në një reagim të fundit, Muharremi reagoi në lidhje me propozimin që rryma në Kosovë të shtrenjtohet për 15 për qind. Por bashkë me rritjen e çmimit të rrymës, rriten edhe çmimet e shumë produkteve të tjera shumë të…

Lajme

24/03/2025 10:09

Analisti Shenoll Muharremi është duke përcjellur vazhdimisht zhvillimet në kuadër të rritjes së çmimeve në Kosovë.

Në një reagim të fundit, Muharremi reagoi në lidhje me propozimin që rryma në Kosovë të shtrenjtohet për 15 për qind.

Por bashkë me rritjen e çmimit të rrymës, rriten edhe çmimet e shumë produkteve të tjera shumë të nevojshme në Kosovë.

Muharremi tha se ZRRE ka harruar t’u tregojë qytetarëve se a ka finish maratona e nisur.

“Ndoshta nuk janë rritë mjaft çmimet deri tani… duhet edhe një boost që me u siguru mirë që të gjithë po e ndjejmë “zhvillimin ekonomik”.

Kësisoj rrezikohet që buka të rritet për 30%, qumështi 25%, vezët 30%, uji 20%, vaji 25%, qiraja 25% e shumëcka tjetër./Lajmi.net/