Thaçi përfundon vizitën tek familja, largohet nga Buroja
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt. Nën masa të rrepta sigurie, me vetura të shumta të zyrtarëve policorë Hashim Thaçi veçse është larguar tashmë nga Buroja. Sipas informacioneve jo-zyrtare vizita e Thaçit në Kosovë nuk përfundon sot pasi qëndrimi i tij do të vazhdojë tek…

Lajme
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt.
Nën masa të rrepta sigurie, me vetura të shumta të zyrtarëve policorë Hashim Thaçi veçse është larguar tashmë nga Buroja.
Sipas informacioneve jo-zyrtare vizita e Thaçit në Kosovë nuk përfundon sot pasi qëndrimi i tij do të vazhdojë tek selia e EULEX-it deri nesër.
Nuk janë dhënë detaje shtesë, por mesa dihet Thaçi sot ka mundur të takojë vetëm femrat e familjes- nënën, gruan dhe motrën.
Jashtë shtëpisë të tij vazhdimisht kanë qëndruar qytetarë të cilët prisnin ta shihnin e ta ngushëllonin për babain.
Si fillim Thaçi ka vizituar varrin e babait të tij tashmë të ndjerë, në varrimin e të cilit nuk u lejua të marrë pjesë./Lajmi.net/