Arrestohet i dyshuari në Prizren- gjatë kontrollit iu gjetën armë, mijëra euro, dollarë, dinarë e kruna daneze
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje në Prizren. Policia ka arrestuar personin e dyshimtë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë dhe para të shumta. “Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me 3 fishekë, 4996 €, 430$,…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje në Prizren.
Policia ka arrestuar personin e dyshimtë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë dhe para të shumta.
“Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me 3 fishekë, 4996 €, 430$, 110 CHF, 940 DEN M.V., 200 LEK, 500 KRUNA Daneze, 10 LEV Bullgare”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/