​Pas defektit me energji përfshihet në flakë objekti i ambulancës në një fshat të Zubin Potokut

Në fshatin Zupqe në Zubin Potok është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës. Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo ka ndodhur si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike. “Si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike është përfshirë nga…

Lajme

20/03/2025 10:00

Në fshatin Zupqe në Zubin Potok është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo ka ndodhur si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike.

“Si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike është përfshirë nga flakët edhe objekti i ambulancës së fshatit. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eksperti i zjarrit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.