Nga Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci tek Lumir Abdixhiku e…- Melihate Tërmkolli flet se si u nda LDK-ja

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli i është bashkuar zërave të cilët kanë kritikuar udhëheqësin aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tërmkolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku tha se LDK-ja është ndarë përgjysmë nga Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci, e më pas nga Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku. “LDK-ën njëherë e…

Lajme

19/03/2025 13:08

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli i është bashkuar zërave të cilët kanë kritikuar udhëheqësin aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tërmkolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku tha se LDK-ja është ndarë përgjysmë nga Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci, e më pas nga Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku.

“LDK-ën njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri. E kryqëzuan LDK-ën rugoviane”, ka shkruar Tërmkolli.

Tërmkoli deklaroi se LDK-ja është jeta jonë që nuk falet.

“Për herë të parë anëtarësia e LDK-ës doli jashtë “terrenit” rugovian me largimin dhe daljen masive në VV. Me projekte e me agjenda sorosiane dhe “andej kufinit”.! LDK është jeta jonë që nuk falet!”.

Reagime të shumta ka pasur gjatë 24 orëve të fudnit nga LDK-ja, pas deklarimit që bëri ish-kryeministri Avdullah Hoti i cili tha se në udhëheqësin e LDK-së duhet pasur ndryshime.

E tani duket se në fakt LDK-ja është ndarë në dy taborë- në ata që përkrahin symbyllur Lumir Abdixhiku nga nga të tjerët “të vjetrit e LDK-së”./Lajmi.net/