Sorensen takohet me përfaqësues shqiptarë e serbë të shoqërisë civile, flasin për “zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen është takuar me përfaqësues shqiptarë dhe serbë të shoqërisë civile. Si tha se “zërat e shoqërisë civile kanë rëndësi dhe duhet të dëgjohen për ta avancuar normalizimin e marrëdhënieve në gjithë shoqërinë”. “Shumë i lumtur që pata mundësinë të ulem…

Lajme

18/03/2025 18:11

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen është takuar me përfaqësues shqiptarë dhe serbë të shoqërisë civile.

Si tha se “zërat e shoqërisë civile kanë rëndësi dhe duhet të dëgjohen për ta avancuar normalizimin e marrëdhënieve në gjithë shoqërinë”.

“Shumë i lumtur që pata mundësinë të ulem me përfaqësues si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga ai serb i Kosovës, për të dëgjuar idetë dhe pikëpamjet e tyre, përfshirë edhe mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi Sorensen në X.