E konfirmon Taravari: Nuk ka shqiptarë të lënduar në Koçan
Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur e 155 të tjerë të lënduar. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë shqiptar. “Jo, nuk ka shqiptarë në mesin e të lënduarve. Të…

Lajme
Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur e 155 të tjerë të lënduar.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë shqiptar.
“Jo, nuk ka shqiptarë në mesin e të lënduarve. Të gjithë janë bashkëqytetarë tanë maqedonas”, tha Taravari.
Autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj pronarëve të klubit të natës.