Aksident mes autobusit dhe veturës në Korishë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një autobusi në magjistralen Prizren – Suharekë, konkretisht në fshatin Korishë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi. Gashi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime. “Aksidenti mes veturës dhe autobusit ka ndodhur…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një autobusi në magjistralen Prizren – Suharekë, konkretisht në fshatin Korishë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi.
Gashi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime.
“Aksidenti mes veturës dhe autobusit ka ndodhur në magjistralen Prizren – Suharekë, konkretisht në fshatin Korishë, ku vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor ai është liruar. Me hetimin e këtij aksidenti po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/