Lladrovci për Haxhi Thaçin: Ai kurrë s’na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka thënë se me buçeta me lule, homazhe dhe Mbledhjen komemorative, sot iu dha lamtumira e fundit Haxhi Thaçit. “Me nder dhe krenari, Baca…

Lajme

18/03/2025 15:19

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka thënë se me buçeta me lule, homazhe dhe Mbledhjen komemorative, sot iu dha lamtumira e fundit Haxhi Thaçit.

“Me nder dhe krenari, Baca Haxhi i përballoi sfidat e jetës, si bir i luftëtarit kundër pushtetit okupator, Sinan Thaçi, la te Hashimi dhe te të gjithë ne porosi të mos koritemi”, ka shruar Lladrovci.

Tutje ai tha se Haxhi Thaçi, asnjëherë nuk i kishte ndarë nga bijtë e tij “me këshilla të urta dhe të sinqerta, nga Baca Haxhi morëm përkrahje që në ditët e para të aksioneve kundër okupatorit”.

“I paharrueshëm është kujtimi për Bacën Haxhi”, shkroi Lladrovci. /Lajmi.net/