“Në spital të thashë lamtumirë babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”- mesazhi i Thaçit përmes luleve që u çuan sot tek varrezat e Burojës

Në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt sot po i jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Numër i madh i qytetarëve e fytyrave publike janë mbledhur sot atje për të nderuar veprën dhe figurën e tij. E në varrim që të marrë pjesë nuk u lejua ish-presidenti Thaçi. Anipse kërkesa…

Lajme

18/03/2025 15:07

Në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt sot po i jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Numër i madh i qytetarëve e fytyrave publike janë mbledhur sot atje për të nderuar veprën dhe figurën e tij.

E në varrim që të marrë pjesë nuk u lejua ish-presidenti Thaçi.

Anipse kërkesa thuhet të jetë bërë dje në ora 14:00, Specialja nuk e miratoi vendimin që Thaçi të jetë prezent në varrimin e babait.

Por një porosi përmes një kurore lulesh u dërgua pikërisht nga ai.

“Në spital të thashë lamtumirë babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”, shkruante mbi lulet e vendosura tek varri i Haxhi Thaçit./Lajmi.net/