Arrestohet kryeshefi i KRU Gjakova, Prokuroria njofton se çfarë u konfiskua gjatë bastisjes së shtëpisë dhe zyrës së tij

Prokuroria e Kosovës së bashku me Policinë kanë kryer një operacion të madh në Gjakovë, konkretisht në qendrën KRU Gjakova. Pas këtij aksioni, Prokuroria ka bërë të ditur se është arrestuar kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë…

Lajme

18/03/2025 15:00

Prokuroria e Kosovës së bashku me Policinë kanë kryer një operacion të madh në Gjakovë, konkretisht në qendrën KRU Gjakova.

Pas këtij aksioni, Prokuroria ka bërë të ditur se është arrestuar kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar: Lap-Top, telefona, para të gatshme si dhe kontrata që ndërlidhen me rastin.

Postimi i plotë i Sistemit Prokurorial:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë.

Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë.

Poashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar:

-Një (1) Lap-Top
-Një (1) Telefon mobil Samsung Galaxy S22,
-Para 22.205,00 Euro,
-Barka Ranier Wit,
-Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë./Lajmi.net/