Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Kurti: Hap i rëndësishëm për paqen në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar jashtëzakonisht të rëndësishme marrëveshjen e arritur mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë në fushën e mbrojtjes. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, “Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar jashtëzakonisht të rëndësishme marrëveshjen e arritur mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë në fushën e mbrojtjes.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon,
“Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/