Emisari i BE-së Sorensen shkon në vizitë te një pikë kufitare e përbashkët Kosovë-Serbi: Duhet të rifillojë puna pa vonesa
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen bashkë me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani kanë vizituar një pikë kufitare në mes Kosovës e Serbisë. Sorensen tha se është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për pikat e përbashkëta të kalimit, duke thënë se ato duhet të rifillojnë punën pa vonesa. “Derisa…

Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen bashkë me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani kanë vizituar një pikë kufitare në mes Kosovës e Serbisë.
Sorensen tha se është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për pikat e përbashkëta të kalimit, duke thënë se ato duhet të rifillojnë punën pa vonesa.
“Derisa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gurthemel i integrimit evropian”, ka shkruar ai në X.
Ai ka falënderuar edhe KFOR-in për mbështetjen logjistike./Lajmi.net/
Impressive to see and be briefed on the Common Crossing Points. While a lot has been done, we need to restart the remaining work without delay. It’s about allowing people and goods to move freely – a cornerstone of 🇪🇺 integration. Thanks to @NATO_KFOR for the logistics’ support! pic.twitter.com/SNwJBR7DNs
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 18, 2025