Roth: Kosova na takon neve dhe Evropa i takon Kosovës, llogarisni në mua
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman e ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës. Ai tha se Kosova i përket Evropës dhe Evropa i përket Kosovës. Mes tjerash, Roth e ka falënderuar Osmanin për këtë…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman e ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Ai tha se Kosova i përket Evropës dhe Evropa i përket Kosovës.
Mes tjerash, Roth e ka falënderuar Osmanin për këtë medalje.
“Faleminderit për këtë njohje të përkushtimit tim modest për një Kosovë të lirë, demokratike në zemër të Evropës, e nderuara Presidente Vjosa Osmani dhe i dashur Ambasador Faruk Ajeti!”, shkroi ai.
“Kosova na takon neve. Dhe Europa i takon Kosovës. Një Kosovë e lirë, demokratike dhe e pavarur në zemër të Europës është në interesin tonë strategjik. Të dashur qytetarë të Kosovës, mund të llogarisni në mua! Miqtë do të jenë miq”, ka shkruar ai.