Vdes veterani i arsimit dhe UÇK-së, Fadil Shishani
Ka vdekur Fadil Shishani, veteran i arsimit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Shishani shquhet për kontributin e madh në edukimin e brezave të rinj. Ai po ashtu dha kontribut të madh për lirinë e vendit. Varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëhet sot në ora 17:00.…

Lajme
Ka vdekur Fadil Shishani, veteran i arsimit.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.
Shishani shquhet për kontributin e madh në edukimin e brezave të rinj.
Ai po ashtu dha kontribut të madh për lirinë e vendit.
Varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëhet sot në ora 17:00.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e lagjes Shishani në fshatin Dobroshec.
Derisa për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ne emër të Komunës së Drenasit dhe ne emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shishani, të afërmve dhe gjithë miqve të familjes”, ka thënë Lladrovci. /Lajmi.net/