Limaj flet shumë i emocionuar: Në këtë momente po dëshmohet se çmimi i lirisë së Kosovës po paguhet ende, sot këtu nuk është Hashim Thaçi

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka shkruar sot në librin e zizë për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi. Me këtë rast Limaj bashkë me bashkëpunëtorë kanë shprehur ngushëllime tek familja Thaçi. “Erdhëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prindi e atdhetarë e burri të madh i cili është simbol i gjithë baballarëve…

Lajme

18/03/2025 11:06

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka shkruar sot në librin e zizë për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Me këtë rast Limaj bashkë me bashkëpunëtorë kanë shprehur ngushëllime tek familja Thaçi.

“Erdhëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prindi e atdhetarë e burri të madh i cili është simbol i gjithë baballarëve tanë, me edukimin e sakrificës së tij rriti djem në shërbim të vendit.Baca Haxhi simbolizon lavdinë e gjithë baballarëve tanë. Është nga ata që ishin shtyllë e motivimit, e udhëzimit se si duhet atdheu e si duhet shkuar drejt çlirimit”,tha Limaj, transmeton lajmi.net.

Ai tha se ka pas fatin që shumë herë në situata të vështira e të gëzimit ka qëndruar bashkë e kanë bashkëbiseduar.

“E kemi pasur një lidhje të ngushtë emocionale. Sepse të gjithë djemtë e UÇK-së prindërit e tyre kanë qenë prindërit e njëri tjetrit, kanë pas një gëzim e kanë nda ndjenja prindërore. Sot po e përcjellim këtë burrë, e lavdi për veprën e jetën e tij. Në këtë momente kur po e përcjellim po dëshmon se çmimi i lirisë së Kosovës edhe sot po paguhet. Sot nuk është këtu ai që i ka shërbyer i ka dhënë kontributin meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në përcjelljen e prindit, sot i mungon presidenti Thaçi e tregon se sa sakrificë e mund kanë paguar familjet tona për lirie e pavarësi”, shtoi Limaj./Lajmi.net/