Policia jep detaje për grabitjen e armatosur dje- u plagos një nga viktimat dhe një prej të dyshuarve

Një grabitje e armatosur u raportua të ketë ndodhur dje në parkingun e jashtëm të qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë. Katër persona të dyshimtë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë, punëtorë të një kompanie për bartjen e parave. “Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime…

Lajme

18/03/2025 09:42

Një grabitje e armatosur u raportua të ketë ndodhur dje në parkingun e jashtëm të qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Katër persona të dyshimtë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë, punëtorë të një kompanie për bartjen e parave.

“Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK  Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa në bazë të informacioneve të tanishme thuhet se në rast është përdorur edhe armë e llojit “AK-47”./Lajmi.net/