Vdes 32 vjeçari nga Kumanova – Familjarët: I dhanë terapi që i shkaktuan reagim alergjik
Një djalë i ri nga Kumanova në moshën 32 vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e së hënës në Spitalin e Kumanovës. Familjarët thonë se tani më i ndjeri V.A., shkoi për mjekim të thjeshtë dhe gjeti vdekjen, ngaqë ishte alergjik në analgjetik dhe gjatë pranimit të infuzionit, brenda pak minutash i është përkeqësuar gjendja nga…

Lajme
Një djalë i ri nga Kumanova në moshën 32 vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e së hënës në Spitalin e Kumanovës.
Familjarët thonë se tani më i ndjeri V.A., shkoi për mjekim të thjeshtë dhe gjeti vdekjen, ngaqë ishte alergjik në analgjetik dhe gjatë pranimit të infuzionit, brenda pak minutash i është përkeqësuar gjendja nga reaksione të forta alergjike dhe ka ndërruar jetë.
I pranishëm në repartin kirkurgjik në ato momente ka qenë edhe babai i të ndjerit, i cili, për TV21, tha se djali i tij ka qenë i evidentuar edhe me dokumente të mjekut amë që nuk guxon ti jepet terapi me substancë analgini.
Sipas familjarëve në turnin e dytë mjeku kujdestar, nuk iu është përmbajtur protokollit mjekësor dhe babai thotë se i ka dhënë dozën analgjetike që dyshohet se i shkaktoi vdekjen.