Aksident i rëndë trafiku në Brezovicë, rrokulliset vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Brezovicë. Si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, një veturë është rrokullisur. Në lidhje me rastin, detaje janë dhënë edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se nuk ka të lënduar në këtë…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Brezovicë.
Si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, një veturë është rrokullisur.
Në lidhje me rastin, detaje janë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se nuk ka të lënduar në këtë rast.
“Vetura është tërhequr (nxjerr) nga vendi i aksidentit dhe ndaj shoferit është iniciuar kundërvajtje për mos përshtatje të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës”, tha Veseli./Lajmi.net/