Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen
Analistja Meliza Haradinaj ka deklaruar se nuk e sheh si problematik një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). “Edhe sot është interes i Kosovës që të kemi një qeveri sa më shpejt. Mirëpo, e kuptoj edhe pozicionin e LDK-së, edhe pse unë them që nuk është krim, e përsëris, e…

Lajme
Analistja Meliza Haradinaj ka deklaruar se nuk e sheh si problematik një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
“Edhe sot është interes i Kosovës që të kemi një qeveri sa më shpejt. Mirëpo, e kuptoj edhe pozicionin e LDK-së, edhe pse unë them që nuk është krim, e përsëris, e kam thënë disa herë, nuk është krim që të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, dhe nuk e kuptoj këtë qasjen përjashtuese të partive opozitare,” ka thënë Haradinaj në emisionin Rubikon.
Ajo ka rikujtuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte qenë pjesë e Qeverisë Kurti I si ministër, por nuk kishte pranuar të bëhej pjesë e një qeverie të drejtuar nga Avdullah Hoti.
“Lumir Abdixhiku ishte ministër i Albin Kurtit në Qeverinë Kurti I, nëse ju kujtohet, dhe ishte pikërisht Lumiri që nuk pranoi asokohe të hyjë në një qeveri e cila udhëhiqej nga Avdullah Hoti, dhe nuk e kishte fituesin në kompozicion,” tha ajo.
Deklaratat e Haradinajt vijnë në një kohë kur spekulimet për një marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së për qeverisjen e ardhshme po shtohen.