Sot i jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Haxhi Thaçi do të varroset në ora 15:00 tek varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt. Para kësaj duke nisur nga ora 09:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij. Për ceremoninë e varrimit…

Lajme
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi do të varroset në ora 15:00 tek varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.
Para kësaj duke nisur nga ora 09:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Për ceremoninë e varrimit do të përkujdeset Komuna e Skenderajt.
Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën, pas disa muajve trajtim të vazhdueshëm në kuadër të QKUK-së për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore./Lajmi.net/