Nasim Haradinaj: Nuk besoj që do ta lejojnë Thaçin të vijë për varrimin e babës, ajo gjykatë ka frikë nga ky popull
Nasim Haradinaj ka deklaruar se nuk beson që Gjykata Speciale do t’i jap leje ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij e cila do të mbahet nesër, më 18 mars. “Ajo gjykatë nuk ka as respektin më themelor të të drejtave të njeriut. Dihet vonesat që i bëjnë…

Lajme
Nasim Haradinaj ka deklaruar se nuk beson që Gjykata Speciale do t’i jap leje ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij e cila do të mbahet nesër, më 18 mars.
“Ajo gjykatë nuk ka as respektin më themelor të të drejtave të njeriut. Dihet vonesat që i bëjnë për vizita. Dihet që zotëri Thaçin nuk do ta lejojnë dhe nëse e lëshojnë besoj se është një befasi që do ta bëjnë. Përkundër që thonë se është gjykatë e popullit, ata kanë frikë nga populli’, u shpreh Haradinaj nga Buroja e Skenderajt.
Në lidhje me mundësinë që ish-presidenti Thaçi të vie në Kosovë me rastin e ceremonisë së varrimit të babait të tij, lajmi.net ka pyetur edhe Dhomat e Specializuara në Hagë.
Nga Specialja u tha se për një çështje të tillë do të vendosë paneli përgjegjës.
‘’Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla’’, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.
Ish-presidenti Thaçi u lejua që të vizitojë babain e tij më 13 mars, e pas tri ditëve ai veçse ndërroi jetë.
Thaçi qëndroi për rreth 4 orë me babain në spital, por me një siguri ekstreme e forca të shumta policore./Lajmi.net/