Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Rama: Jam pa fjalë, lutem që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë me 51 të vdekur në Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj, ndërsa shprehet “Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të…

Lajme

16/03/2025 12:08

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë me 51 të vdekur në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj, ndërsa shprehet “Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme”.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar Rama.