Bisedë e dyshimtë mes Rozanës dhe Kellyt për një banor: Kishte fikur mikorofnin dhe vetëm shante, thoshte “S’po më lënë të dalë”
Një bisedë e zhvilluar mes Rozanës dhe Kellyt pas mbarimit të spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka shkaktuar shumë spekulime dhe dyshime te publiku. Videoja e kësaj bisede është shpërndarë masivisht në rrjetin social X (ish-Twitter), ku fansat kanë filluar të aludojnë se dy këngëtarët po flisnin për një nga…

ShowBiz
Një bisedë e zhvilluar mes Rozanës dhe Kellyt pas mbarimit të spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka shkaktuar shumë spekulime dhe dyshime te publiku.
Videoja e kësaj bisede është shpërndarë masivisht në rrjetin social X (ish-Twitter), ku fansat kanë filluar të aludojnë se dy këngëtarët po flisnin për një nga banorët e njohur të shtëpisë, Gjestin.
Rozana i kthen me një ton të qetë: “Shante, kë shante? Emo mirë, çun është”. Kelly vazhdon: “Thoshte ‘S’më lënë të dalë’”.
Kjo bisedë ka ngjallur shumë dyshime te publiku, duke u bërë objekt i analizave të ndryshme. Shumë fansa kanë aluduar se fjalët e Kellyt mund të jenë për Gjestin, i cili ka tentuar një herë të largohet nga shtëpia dhe më pas është kthyer nga rojet e sigurisë, ndërsa për dënimin e tij është vendosur që, nëse fiton çmimin e madh, do të marrë vetëm gjysmën e tij, 50 mijë euro.
Ndërkohë, dyshimet janë shtuar edhe më shumë për shkak të faktit se Gjesti është i izoluar që nga muaji tetor, kur u fut fillimisht në Big Brother VIP Kosova 3 dhe menjëherë pasi u eliminua nga ajo garë, një ditë më pas u fut në Big Brother VIP Albania 4, duke qëndruar plot pesë muaj i izoluar në një ambient me kamera.
Euhhhh ??? #bbvipal4 pic.twitter.com/Y6vl0fqdaB
— ^-^ (@heyyou024) March 15, 2025