Zhvillimet në dialog- Peter Sorensen vie në Kosovë për herë të parë pas marrjes së detyrës
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen do të qëndrojë në Kosovë javën që vie. Saktësisht Sorensen pritet që në Kosovë të jetë më 17 deri më 19 mars. Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Bashkimi Evropian. “Përfaqësuesi special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të…

Lajme
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen do të qëndrojë në Kosovë javën që vie.
Saktësisht Sorensen pritet që në Kosovë të jetë më 17 deri më 19 mars.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Bashkimi Evropian.
“Përfaqësuesi special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga 17-19 mars dhe planifikon të mbajë takimin e tij të parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur menjëherë pasi të vizitojë rajonin”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Ndryshe Sorensen ka pak kohë që ka marrë zyrtarisht detyrën e të dërguarit të posaçëm për dialogun.
Ai është pasues i Miroslav Lajçak, në një fazë kur dialogu Kosovë-Serbi thuajse ka stagnuar i tëri.
Ndërkaq, emisari Sorensen deri më tani ka zhvilluar një sërë takimesh përgatitore e informuese për procesin që udhëheq.
Detyra e tij kryesore, siç e kishte përshkruar Këshilli i BE-së, do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë pas marrjes së detyrës ndërsa pastaj pritet që ai të shkojë edhe në Serbi./Lajmi.net/