Formimi i qeverisë së re, Haliti: Tani topin e ka Albini, mundet me bë qeverinë apo jo
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur rreth formimit të institucioneve të reja. Ai ka vlerësuar se “topi” për formimin e qeverisë së re është tek kryeministri Abin Kurti. Ai ka bërë me dije se gjithçka do të varet nga numrat. “Shpresoj që kryetarët e partive politike dhe grupet parlamentare gjatë legjistratures në…

Lajme
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur rreth formimit të institucioneve të reja.
Ai ka vlerësuar se “topi” për formimin e qeverisë së re është tek kryeministri Abin Kurti.
Ai ka bërë me dije se gjithçka do të varet nga numrat.
“Shpresoj që kryetarët e partive politike dhe grupet parlamentare gjatë legjistratures në ardhje do e miratojnë “Ligjin për Partitë Politike”. Qeveri afatshkurter ose afatgjatë mund të mbështes ose jo kushdo, por kjo varet nga koalicioni që arrin me bë Qeverinë. Tani topin e ka Albini, mundet me bë qeverinë apo jo varet nga numrat në Parlament” ka thënë Haliti për gazetën “Blic”.
Duke komentuar qëndrimet e politikanëve opozitarë, ai ka thënë se qëndrimet e partive i japin vetëm kryetarët e partive.
“Secili politikan e qytetarë i Kosovës e ka të garantuar me Kushtetutë e ligj lirinë e shprehjes. Kryetarët e partive kur flasin nuk shprehin mendimin personal por qëndrimin e partisë, pasi këtë qëndrim ta kenë marrë brenda strukturave të partisë përkatëse”, është shprehur Haliti, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të siguroi një ulëse në Kuvend.