Musliu: Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik
Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i instrumentalizuar ata për qëllime të brendshme dhe gjeopolitike, ka shkruar në platformën X eksperti i sigurisë, Agim Musliu. Ai tha se qeveria në Beograd po i keqpërdorë serbët e Kosovës. “Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke…

Lajme
Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i instrumentalizuar ata për qëllime të brendshme dhe gjeopolitike, ka shkruar në platformën X eksperti i sigurisë, Agim Musliu.
Ai tha se qeveria në Beograd po i keqpërdorë serbët e Kosovës.
“Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i instrumentalizuar ata për qëllime të brendshme dhe gjeopolitike. Në vend që t’i ndihmojë ata të integrohen dhe të përmirësojnë jetën e tyre, regjimi i Vuçiqit i përdor ato si pretekst për tensione dhe destabilizime”, tha Musliu.
Musliu u shpreh po ashtu se në protestat në vazhdim pret që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të vras një serb të Kosovës vetëm për të siguruar vendin e tij në Beograd.
“Presion mbi komunitetin serb për të shmangur integrimin, krijimi i krizave artificiale për të penguar dialogun, frikësimi i liderëve vendorë që kërkojnë bashkëpunim me institucionet e Kosovës Serbët e Kosovës meritojnë liri të plotë për të zgjedhur të ardhmen e tyre, pa ndërhyrjen e Beogradit! Në protestat e vazhdueshme, pres që Vuçiq të vrasë një serb të Kosovës vetëm për të siguruar vendin e tij në Beograd. Dhe kjo nuk është aspak befasuese, duke marrë parasysh vrasjen e gjashtë të rinjve në Pejë në vitin 1998 – Rasti Panda”, ka shkruar Musliu.