Konjufca pret në takim ambasadorin jorezident të Irlandës, flasin për aktualitetin në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se duke e falënderuar për vizitën e tij, Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Almqvist për mbështetjen e Republikës së Irlandës ndaj Republikës së Kosovës. Në këtë takim bashkëbiseduesit…

Lajme

13/03/2025 14:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se duke e falënderuar për vizitën e tij, Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Almqvist për mbështetjen e Republikës së Irlandës ndaj Republikës së Kosovës.

Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktualitetit në Kosovë e më gjerë, për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve dhe për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Kryetari Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimeve, të zhvillimit, forcimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kryekuvendari Konjufca nënvizoi se vazhdimi i mbështetjes së Irlandës për Kosovën vijon të jetë shumë i rëndësishëm dhe rikonfirmon partneritetin tonë që zhvillohet në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkët”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/