Ndalohet automjeti në Lubozhdë të Istogut, drejtuesit i gjendet një pistoletë pa leje
Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Lubozhdë të Istogut ka ndaluar automjetin e tipit “Nissan” me targa të huaja, i cili po drejtohej nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për bartje, transmeton lajmi.net. Me vendim të prokurorit, i dyshuari…

Lajme
Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Lubozhdë të Istogut ka ndaluar automjetin e tipit “Nissan” me targa të huaja, i cili po drejtohej nga një mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për bartje, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Lajmi.net/