Një person në Prishtinë dyshohet se kundërligjshëm po transportonte drunj, Agjensioni i Pyjeve ia konfiskon ato
Policia e Kosovës ka njoftuar se një patrullë policore ka ndaluar një person që po drejtonte një kamionete. Ai kishte ngarkuar kamionetën me drunj për të cilat nuk posedonte letërpërcjellëse, shkruan lajmi.net. Agjensioni i Pyjeve i ka konfiskuar ato dhe drunjtë janë deponuar në SPMK Keqekollë. “Prapashticë, Prishtinë / 11.03.2025-11:00. Patrulla policore ka ndal te…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një patrullë policore ka ndaluar një person që po drejtonte një kamionete.
Ai kishte ngarkuar kamionetën me drunj për të cilat nuk posedonte letërpërcjellëse, shkruan lajmi.net.
Agjensioni i Pyjeve i ka konfiskuar ato dhe drunjtë janë deponuar në SPMK Keqekollë.
“Prapashticë, Prishtinë / 11.03.2025-11:00. Patrulla policore ka ndal te dyshuarin mashkull kosovar i cili drejtonte kamionetën me targa vendore ne te cilën kishte ngarkesë drunore për të cilat nuk posedonte letërpërcjellëse. Në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve dhe të njëjtit ia kanë konfiskuar drutë. Drutë janë deponuar në SPMK Keqekollë, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/