Rutte flet për FSK-në: NATO e ndihmon që të jetë më e mirë si forcë humanitare
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tregoi se qasja e Aleancës Veri-Atlantike ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka ndryshuar. Rutte tha se mandati është që të sigurohen që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar në Kosovë. “Mandati është që të sigurohemi që FSK-ja të jetë efektive në rolin e…

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tregoi se qasja e Aleancës Veri-Atlantike ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.
Rutte tha se mandati është që të sigurohen që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar në Kosovë.
“Mandati është që të sigurohemi që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar këtu në Kosovë. Kështu është mandati saktësisht i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në që të jetë më e mirë si forcë humanitare kur ka fatkeqësi të tilla natyrore ose njerëzore”, tha Rutte.
Më tej, ai shtoi se “ky është mandati, për këtë punojmë çdo ditë, vazhdimisht”.