Shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë
Një njoftim i rëndësishëm është lëshuar sot për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Gjermani. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se procesi i regjistrimit të shtetasve të Kosovës si shtetas të Serbisë në Gjermani, i cili zgjati për më shumë se 17 vjet, ka marrë fund. Deri më tani qindra…

Lajme
Një njoftim i rëndësishëm është lëshuar sot për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Gjermani.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se procesi i regjistrimit të shtetasve të Kosovës si shtetas të Serbisë në Gjermani, i cili zgjati për më shumë se 17 vjet, ka marrë fund.
Deri më tani qindra mijëra qytetarë të Kosovës janë regjistruar në mënyrë automatike dhe të gabuar në komuna të ndryshme gjermane si shtetas të Serbisë, një çështje e cila ka shkaktuar shqetësime dhe pasiguri për shumë vite, transmeton lajmi.net.
“Kam kënaqësinë e veçantë t’iu njoftoj se, si rezultat i punës dhe angazhimit tonë politik, ky problem i pazgjidhur dhe i trashëguar prej vitesh do të marrë fund. Nga sot e tutje, shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë.”, ka thënë Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani.
Ambasadori tha se ky hap shënon një arritje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës në Gjermani./Lajmi.net/