Pati dyshime të shumta, G Bani publikon fotografi të babait nga spitali: Ia kam për detyrim moral produksionit
G Bani javë më parë u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, për shkak të një rasti në familje. Ish-banorit i ishte dhënë edhe një herë mundësia që të hynte brenda BBVA, por me një dënim, ku në rast se do të fitonte çmimin do të merrte vetëm 20 mijë…

ShowBiz
G Bani javë më parë u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, për shkak të një rasti në familje.
Ish-banorit i ishte dhënë edhe një herë mundësia që të hynte brenda BBVA, por me një dënim, ku në rast se do të fitonte çmimin do të merrte vetëm 20 mijë euro.
Teksa atij iu kishte kumtuar në spektakël se e ka babanë të sëmurë dhe se për këtë duhej të linte shtëpinë.
Megjithëse largimi i tij ishte paksa i dyshimtë, ai ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale.
G Bani ndau një fotografi të të atit nga spitali, i cili ndodhet në Chelsea & Westminster Hospital.
“Babai Ndoi me datë 4 mars në Chelsea & Ëestminster Hospital. Publikoje më tha nëse do, nuk ka problem”, nis postimi i ish-banorit.
“Po e publikoj babush. Ia kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim”, theksoi tutje.
Mirëpo arsyeja se përse filluan dyshimet mbi largimin e tij ishin pasi në momentin që doli nga dera kishte pyetur Ledionin nëse po e nxirrte produksioni dhe se kjo ishte një lojë. /Lajmi.net/