Pritet të anulohen fluturimet direkte nga Aeroporti i Prishtinës për në Gjermani, shkak greva e punonjësve gjerman

Greva njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte në Gjermani ka shkaktuar anulimin e shumë fluturimeve në qendra si Frankfurt dhe Mynih. Punëtorët e sektorit publik dhe personeli i sigurisë kanë organizuar grevë 24 orëshe me anë të sindikatës “Verdi” që ka shënjestër aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Dusseldorfit, Dortmundit, Kolnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Sttutgartit dhe Mynihut.…

Lajme

10/03/2025 12:49

Greva njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte në Gjermani ka shkaktuar anulimin e shumë fluturimeve në qendra si Frankfurt dhe Mynih.

Punëtorët e sektorit publik dhe personeli i sigurisë kanë organizuar grevë 24 orëshe me anë të sindikatës “Verdi” që ka shënjestër aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Dusseldorfit, Dortmundit, Kolnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Sttutgartit dhe Mynihut.

Lidhur me këtë çështje Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se për shkak të kësaj greve pritet të anulohen fluturimet direkte në aeroportet gjermane gjatë ditës së sotme.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/