Televizioni japonez i dedikon një dokumentar viktimave të dhunës seksuale në Kosovë
Vasfije Krasniqi Goodman, ishte e para ajo që ndau publikisht historinë e saj të përjetimit të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rrëfimin e saj ajo e bëri më 16 tetor 2018 duke folur edhe për sfidat në kërkimin e drejtësisë dhe ndëshkueshmërinë për dhunuesit e saj. Krasniqi-Goodman, po ashtu më 30 prill…

Lajme
Vasfije Krasniqi Goodman, ishte e para ajo që ndau publikisht historinë e saj të përjetimit të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rrëfimin e saj ajo e bëri më 16 tetor 2018 duke folur edhe për sfidat në kërkimin e drejtësisë dhe ndëshkueshmërinë për dhunuesit e saj.
Krasniqi-Goodman, po ashtu më 30 prill dëshmoi në Kongresin Amerikan për dhunën seksuale.
Aty ajo kërkoi drejtësi edhe për të mbijetuarat e tjera.
Vasfija duke vepruar kështu, i inkurajoi edhe gratë e tjera të flasin zëshëm dhe t’i tregojnë përjetimet e tyre e të çlirohen nga ajo se çka i mundon ato, pa pasur fare frikë se mund të paragjykohen nga ndokush.
Të mbijetuarave të dhunës seksuale, 25 vjet pas përfundimit të luftës ia ka kushtuar një dokumentar televizioni japonez NKH.
Brenda këtij dokumentari historinë e saj ka vendosur ta tregojë edhe Iliria (alias).
Dokumentarin e televizionit japonez NKH e gjeni KËTU