Therje me thikë në Pejë, arrestohet i dyshuari
Një therje me thikë ndodhi dje në qytetin e Pejës. Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me mjet të mprehtë (thikë), viktimën mashkull. Viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor, transmeton lajmi.net. Nga i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një skalper. Me vendim…

Lajme
Një therje me thikë ndodhi dje në qytetin e Pejës.
Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me mjet të mprehtë (thikë), viktimën mashkull.
Viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor, transmeton lajmi.net.
Nga i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një skalper.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/