Për dy muaj ATK mblodhi mbi 184 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në periudhën dy mujore janar-shkurt kanë arritur që t’i mbledhin 184.3 milionë euro. Në njoftimin e ATK-së thuhet se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë 7.2 për qind më shumë apo 12.3 milionë euro, transmeton lajmi.net. “Viti i kaluar ishte një vit i jashtëzakonshëm…

Lajme

10/03/2025 08:47

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në periudhën dy mujore janar-shkurt kanë arritur që t’i mbledhin 184.3 milionë euro.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë 7.2 për qind më shumë apo 12.3 milionë euro, transmeton lajmi.net.

“Viti i kaluar ishte një vit i jashtëzakonshëm për ATK-në, në aspektin e realizimit të objektivave, por edhe i vlerësimeve nga institucionet ndërkombëtare. Në vitin 2024 janë mbledhur të hyra rekorde, duke tejkaluar parashikimet dhe duke konfirmuar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit të ATK-së për një sistem tatimor efikas, të drejtë dhe transparent”, thuhet në njoftim.

“ATK në muajt në vijim sigurisht që do të vazhdoj me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit. Do të vazhdohet gjithashtu me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes”, theksohet në komunikatën për media të ATK-së/Lajmi.net/