Kina përgatitet për luftë? Rrit buxhetin për mbrojtjen, miliarda dollarë për ushtrinë
Kina ka rritur shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2025 në 253 miliardë dollarë, 7.2 përqind më shumë se viti i kaluar. Një zëdhënës i ushtrisë tha se rritja e shpenzimeve do të përdoret kryesisht për të zhvilluar forca të reja me aftësi të reja luftarake dhe për të përmirësuar sistemet, për sulme të përbashkëta, mbështetje…

Bota
Kina ka rritur shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2025 në 253 miliardë dollarë, 7.2 përqind më shumë se viti i kaluar.
Një zëdhënës i ushtrisë tha se rritja e shpenzimeve do të përdoret kryesisht për të zhvilluar forca të reja me aftësi të reja luftarake dhe për të përmirësuar sistemet, për sulme të përbashkëta, mbështetje në fushën e betejës dhe mbështetje të integruar logjistike.
Shpenzimet do të përdoren gjithashtu për përmirësimin e trajnimit ushtarak në kushte luftarake dhe për thellimin e mbrojtjes kombëtare dhe reformës ushtarake.
Arsyetimi për këtë rritje ishte se Kina po përballet me një mjedis më kompleks sigurie në botë dhe rivaliteti më Shtetet e Bashkuara është rritur.
Sipas zëdhënësit të forcave të armatosura, ushtria kineze përballet me sfida të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial.
Ai madje paralajmëroi se sa më shumë rriten përpjekjet për pavarësinë e Tajvanit, aq më e ashpër do të bëhet përgjigja e Kinës.
Kina dënoi ndërhyrjen amerikane duke thënë se çështja e Tajvanit është një çështje e brendshme e vendit.
Ky veprim i Kinës vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump ka bërë disa herë thirrje që si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kina e Rusia të ulin shpenzimet e mbrojtjes.
Megjithatë Kina mban vendin e dytë për shpenzimet më të mëdha ushtarake, pasi janë piëkrisht Shtetet e Bashkuara, buxheti i propozuar ushtarak i të cilave për vitin 2025 është 850 miliardë dollarë.