PZAP-ja refuzon kërkesën e LVV-së për anulim të rezultatit dhe rivotim me postë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si të pasafatshme lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi. Kështu ka njoftuar Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (KDI). “PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së…

Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si të pasafatshme lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi.
Kështu ka njoftuar Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (KDI).
“PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi”, shkroi ai. /Lajmi.net/