Shtëpia e Bardhë mohon heqjen e statusit të përkohshëm për ukrainasit refugjatë

Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportet që thonë se është marrë një vendim për të hequr statusin e përkohshëm të ligjshëm për 240,000 ukrainas që shpëtuan në SHBA pas nisjes së luftës. Më herët sot, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ky vendim mund të merret në prill dhe mund të çojë në deportimin e…

Bota

06/03/2025 18:32

Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportet që thonë se është marrë një vendim për të hequr statusin e përkohshëm të ligjshëm për 240,000 ukrainas që shpëtuan në SHBA pas nisjes së luftës.

Më herët sot, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ky vendim mund të merret në prill dhe mund të çojë në deportimin e ukrainasve.

Por, në një postim në X, sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt e quajti këtë “lajm të rremë” dhe tha se “nuk është marrë asnjë vendim deri tani”.

Sipas CBS News, shumica e ukrainasve të regjistruar në programin e Statusit të Mbrojtjes përkohshme (TPS) shkuan në SHBA nën politikën e “Bashkimit për Ukrainën”, një politikë e miratuar gjatë administratës Biden, e cila ishte pezulluar nga administrata Trump.

Shumë nga programet e TPS janë në proces të përfundimit, pasi disa nga emërimet e Trump-it besojnë se ato janë abuzuar për një kohë të gjatë.