Kritikë apo pakënaqësi për Kurtin-Dikush në Berlin shkruan “Kryeministër hajvan”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e fundit parlamentare doli të jetë personi më i votuar në Kosovë duke e kaluar kështu edhe presidenten Vjosa Osmani. Teksa tashmë numërimi i votave ka përfunduar një dashuri e madhe për të parin e qeverisë u pa edhe nga diaspora gjë e cila i ndihmoi të dilte…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e fundit parlamentare doli të jetë personi më i votuar në Kosovë duke e kaluar kështu edhe presidenten Vjosa Osmani.
Teksa tashmë numërimi i votave ka përfunduar një dashuri e madhe për të parin e qeverisë u pa edhe nga diaspora gjë e cila i ndihmoi të dilte në vendin e parë.
Mirëpo një gjë jo e zakontë është parë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin ku në një muri të një ndërtese është shkruar “Kryeministër hajvan”.
Ka qenë qytetari Blend Zymi i cili e ka postuar foton në rrjetin social Facebook, ku dhe e ka shoqëruar me një mbi shkrim.
“A ka aktivista te vv-s ne Berlin me shku me fshi qita”, ka shkruar ai.
Ndryshe nuk dihet se kur është bërë ky veprim apo se cilët kanë qenë personat. /Lajmi.net/